LAJME

“Izolimi” i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Mundësitë janë të kufizuara, me Konjufcën po punojmë

“Izolimi” i ish-krerëve të UÇK-së, Kurti: Mundësitë janë të kufizuara, me Konjufcën po punojmë
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2023, 12:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas vendimit të Dhomave të Specializuara për pezullimin e vizitave dhe të gjitha komunikimeve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kurti në një prononcim për media ka thënë se institucionet e Kosovës i kanë mundësitë e kufizuara që të ndikojnë në Gjykatën Speciale në Hagë

Por që tha se bashkë me kreun e Kuvendit, Glauk Konjufcën, po punojnë në këtë drejtim.

“Është zhvillim negativ, por mundësitë janë të kufizuara që të kemi ndikim. Jeni duke menduar si të ndihmojmë bashkë më Glauk Konjufcën”.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar që të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, t’u pezullohen vizitat dhe të gjitha komunikimet, përveç me ekipin e avokatëve.

Sipas ZPS-së, ata kanë shkelur urdhrat e trupit gjykues duke zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe/ose shpërndarjen e përmbajtjes së dëshmisë konfidenciale për personat që i vizitojnë në Qendrën e Paraburgimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika