Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë sot se nuk do të lejojë që të hiqet Republika Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.Po ashtu ai ka shtuar se nuk do të lejoj që Bosnja dhe Hercegovina të njohë Kosovën.
Ivica Daçiq: S’do lejojmë që Bosnja e Hercegovina ta njohë Kosovën

“Ne nuk mund të lejojmë dikë të sfidojë Republika Srpska, të kërkojë heqjen e saj, ose të kërkojmë që të njohë pavarësinë e Kosovës. Ne nuk e kemi toleruar atë deri më tani, dhe nuk do ta bëjmë as në të ardhmen”, ka thënë Daçiq në një intervistë për Srna.
Deklarata të tilla nga Daçiq janë bërë të vazhdueshme. Ndërkohë, kur mbante postin e ministrit të Jashtëm ka bërë përpjekje që të ndalojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Ministri Hoti priti në takim kryetarin e SPSPSK-së, diskutuan për përmirësimin e kushteve të punëtorëve në sektorin privat

Gërvalla vizitoi Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan: Sa më të zbrazëta burgjet, aq më i fortë është shteti dhe aq më e fortë është shoqëria jonë

Në takim me drejtuesit e burgjeve, Gërvalla kërkon disiplinë dhe kontroll më të fortë në institucionet korrektuese

