Të enjten pasdite, iu dha lamtumira e fundit, Fitore Zenelaj, njëres nga luftëtaret më të mëdha të kancerit, e cila ndërroi jetë në moshë të re. Familjarë, qindra banorë të fshatit Savrovë nga komuna e Suharekës, miq të të ndjeres, Fitore Zenelaj dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme, ia dhanë lamtumiren e fundit heroinës që pas diagnostikimit me kancer, deri në momentet e fundit të jetës së saj, luftoi kundër sëmundjes së rrezikshme, e cila për fat të keq e mposhti në moshën 33 vjeçare.
Imami i xhamisë në Suharekë, Driton Salihu, flet për virtyte të larta njerëzore e humane që posedonte e ndjera, të cilen e kishte njohur që në moshën 11 vjeçare të saj. Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albana Bytyçi, e kujtoi me mall shoqen e saj të ngushtë, e cila ishte një nga gratë më të forta jo vetëm nga Suhareka, e cila deri në frymën e fundit luftoi me sëmundjen, por edhe duke qenë shembull edhe për gratë tjera në parandalimin dhe luftimin e sëmundjes së rrezikshme.





