LAJME

Italiani vret shqiptarin duke e goditur me thikë në bark

Italiani vret shqiptarin duke e goditur me thikë në bark
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Korrik 2021, 10:10

Një shqiptar është vrarë mëngjesin e së shtunës në Itali.

Bëhet fjalë për 59 vjeçarin Caf Nakaj, i cili u vra nga 63 vjeçari Lorenco Rivani.

Siç raportojnë mediat italiane viktima dhe autori ishin fqinj dhe kishin pasur një mosmarrëveshje vjetër e që përfundoi në mënyrë tragjike për shqiptarin që u godit me thikë në stomak, shkruan Abcnews.al.

Pasi u godit nga Rivani, që më pas u dorëzua vetë në polici, 59-vjeçari shqiptar u përpoq të largohej, por u rrëzua në një rrugë këmbësorësh.

Ai u dërgua në spitalin e Novarës, por nuk mundi që t’u mbijetonte plagëve.

Vrasja e shqiptarit ka trishtuar komunitetin e zonës ku 59-vjeçari jetonte prej vitesh me familjen.

Një pensionist italian u shpreh për mediat se Nikaj ishte një person pozitiv dhe se vdekja e tij e kishte hidhëruar.

“Ai më ndihmonte në gjithçka, ai ishte krahu im i djathtë” tha italiani, për shqiptarin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika