LAJME

Itali: I riu shqiptar goditet me thikë në bark dhe qafë, shpëton duke u tërhequr zvarrë

Itali: I riu shqiptar goditet me thikë në bark dhe qafë, shpëton duke u tërhequr zvarrë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2022, 16:49

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali gjatë mbrëmjes së djeshme.

Një i ri shqiptar është goditur me thikë në bark dhe qafë.

Ai ka arritur të shpëtoi duke u tërhequr zvarrë, derisa ashtu i gjakosur ka arritur të kërkojë ndihmë.

Shqiptari i ka humbur ndjenjat dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por pas disa orësh e ka tejkaluar rrezikun, shkruan media italiane Toscana.

Ngjarja ka ndodhur në Carmignano në vendin e quajtur Cepo.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika