Deputeti i PDK-së Uran Ismaili në deklarimet jashtë rendit të ditës e ka akuzuar kryeministrin Kurti duke thënë se nuk ka kokëçarje për varfërinë.
“Kryeministri nuk ka kokëçarje të varfërisë, mos u mërzisni, jam i bindur as para në kuletë nuk mban. A din kush tjetër nuk ka pare në kuletë pacienti që duhet të blejë barna për kancer se Qeveria Kurti nuk i siguron”, ka deklaruar Ismaili.
Ai ka thënë se Kurti është mishërim i njeriut që jeton edhe ushqehet me para të të tjerëve.
“Ti nuk je si ata, as si shumica e këtij Kuvendi. Shumica e dimë se çfarë përpjekjesh të duhen për ta mbajtur familjen. Ti je njeri që nuk ke punuar për mbijetesën e familjes tënde. Ti je mishërim i njeriut që ke jetuar je ushqyer me paratë e tjerëve”, ka theksuar Ismaili.
Ai ka thënë se realiteti i jetës së kryeministrit është tjetër në krahasim me atë që e ka deklaruar në formularët e pasurisë.
“Varfëria është maskë e pëlqyer e një politikani populist. Por jeta në një shtëpi te madhe, me qira të ulët, me truproja rrethit, ky është realiteti. E realiteti i 16 euro e 41 centëve është realiteti i familjeve që shpresoj ta thyejnë ciklin e varfërisë”, ka theksuar Ismaili./KOHA