LAJME

Ismail Berisha, merr timonin e KF “Pirana”

Ismail Berisha, merr timonin e KF “Pirana”
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Shkurt 2023, 12:46

Skuadra e futbollit “ Pirana” e cila garon në ligën e tretë të Kosovës në futboll, ka angazhuar në postin e kryetrajnerit, Ismail Berishën, ish kapitenin e dikurshëm të KF “ Liria”, pasi synohen rezultate të larta në të ardhmen, bëhet e ditur në faqen zyrtare të këtij klubi.

“Të nderuar përkrahës të KF PIRANA , në prag të fillimit të gjysëm sezonit të ri ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin e mirënjohur dhe ish futbollistin Ismail Berisha.

Së bashku me trajnerin e ri do të vazhdojmë për ti arritur synimet e klubit.

Mirësevjen Ismail Berisha”, shkruhet në fund të njoftimit për angazhimin e timonierit të ri të këtij klubi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika