Islam Ukaj, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka dalë më i votuari në të gjithë Kosovës, duke siguruar mbi 1,500 vota në zgjedhjet e fundit lokale të 12 tetorit.
Islam Ukaj, kuvendari më i votuar në Kosovë

Me këtë rezultat, Ukaj jo vetëm që renditet i pari në listën e PDK-së në Prizren nga të gjitha partitë, por edhe i pari ndër të gjithë përfaqësuesit e partive të tjera në vend – duke vendosur një rekord të ri në numrin e votuesve për një anëtar të Kuvendit Komunal.
Në mandatin e kaluar, Islam Ukaj ka shërbyer si Drejtor i Inspektoratit Komunal në Komunën e Prizrenit, në kabinetin e kryetarit Shaqir Totaj, ku është vlerësuar për angazhimin dhe përkushtimin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hamza takon kryetarë dhe zyrtarë të tjerë të komunave të udhëhequra nga PDK

Sistemi i ri i BE-së krijon pritje të gjata në aeroporte

Shkon në nëntë numri i të vrarëve nga sulmi në një shkollë në Turqi

