Në çdo shtet evropian, përfshirë edhe Zvicrën, punët ilegale, të padeklaruara, dënohen rreptësisht.
Lidhur me këtë temë, 7 kosovarë janë arrestuar nga polica zvicerane.
Ishin duke punuar ilegalisht, arrestohen shtatë kosovarë nga policia e Zvicrës

E gjitha ndodhi, gjatë një kontrolli pune që nuk ishte e deklaruar në Kleinbasel dhe gjatë kësaj kontrolle zyra e migracionit në Bazel dhe policia kantonale gjetën shkelje të shumta,Albinfo.ch.
Zyrtarisht janë arrestuar shtatë kosovarë dhe një person me shtetësi serbe që tashmë është dëbuar nga Zvicra dhe nuk do ti lejohet hyrja më në këtë shtet. Referuar Departamentit të Drejtësisë dhe Sigurisë së Bazelit, këtyre personave tashmë u ishte shqiptuar ndalesa nga disa kantone tjera dhe ishin shpallur në kërkim. Ende nuk dihet për vendimin përfundimtar.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Kryeinspektori Bedri Halimi shpallet i pafajshëm në rastin “Brezovica”

