PRIZRENI ME RAJON

Ish-polici nga Prizreni, i gatshëm edhe psiqikisht edhe fizikisht t’i kthehet uniformës për të kontribuar

Ish-polici nga Prizreni, i gatshëm edhe psiqikisht edhe fizikisht t’i kthehet uniformës për të kontribuar
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Nëntor 2022, 21:38

Ish-polici nga Prizreni, Muhamet Kadriqeli, ka thënë se nëse vendi i tij ka nevojë, ai është i gatshëm që sërish ta veshë uniformën e Policisë së Kosovës për të shërbyer vendit.

Kadriqeli thot se ishin rrethanat ekonomike kur u detyrua ta lëshoj vendin e punës, andaj duke parë gjendjen e krijuar në së fundmi në Veri të Kosovës, ai i bënë ftesë publike institucioneve të Republikës së Kosovës që është gatshëm që ti kthehet uniformës për të kontribuar nëse është nevoja.

Shkrimi i plotë i Kadriqelit:

Unë Muhamet Kadriqeli, ish pjestar i Policise së Kosovës me ID numër 4288, në vitin 2007-2008 e kam dorzuar detyrën për shkaqe ekonomike të atëhershme.

Sot jamë i gatshëm që ti kthehem uniformës për të kontribuar nëse është nevoja.
Jam i gatshëm edhe psiqikisht edhe fizikisht!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika