LAJME

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet se kanosi me armë një person dhe u prezantua si zyrtar i AKI-së

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet se kanosi me armë një person dhe u prezantua si zyrtar i AKI-së
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2026, 11:06

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se ka kanosur me armë një person dhe është prezantuar si zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Policisë, rasti është raportuar më 27.10.2026, rreth orës 23:50.

Ankuesi ka deklaruar te organet e rendit se i dyshuari e kishte kanosur me armë dhe ishte prezantuar si zyrtar i AKI-së.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë dhe 28 fishekë. Sipas raportit policor, i dyshuari kishte leje për armën dhe municionin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “Kanosje” dhe “Prezantim i rremë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika