LAJME

KPK mblidhet për rastin e Arlinda Zekajt, shqyrton kërkesën për procedurë disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës dhe koordinatores për dhunë në familje

KPK mblidhet për rastin e Arlinda Zekajt, shqyrton kërkesën për procedurë disiplinore ndaj kryeprokurores së Pejës dhe koordinatores për dhunë në familje
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Tetor 2026, 11:33

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka thirrur për sot, më 29.10.2026, mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

Sipas burimeve të KALLXO.com, në pikë të rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i kërkesave për inicim të procedurës disiplinore ndaj kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, si dhe të koordinatores për dhunë në familje, Arlinda Nallbani Gacaferri.

Mbledhja pritet të fillojë nga ora 13:00.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika