Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Wisner, thotë se Kosova sot është një histori e përzier – “nuk ka arritur gjithçka që ka dëshiruar, por e ka ndërtuar veten si një shtet sovran në familjen evropiane”.
Wisner thotë se Serbia, ende sot e kësaj dite, nuk është e gatshme ta pranojë realitetin e një Kosove të pavarur, ndaj edhe marrëveshjet e arritura mes dy vendeve, sipas tij, nuk funksionojnë.
Për arsyet e veta thotë se Kosova duhet ta krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, por me “përgjegjësi shumë të kufizuara”.





