LAJME

Ironizimi i Çekut me Gjokoviqin “çmend” mediat serbe

Ironizimi i Çekut me Gjokoviqin “çmend” mediat serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Maj 2023, 14:35

“Skandaloze – Gjokoviq dëshiron të pagëzojë një fëmijë në Kosovë, ministri i shtetit të rremë e provokon me një postim të turpshëm”, kështu e nis shkrimin e përditshmja serbe “Kurir” të enjten, pas një shkrimi ironizues të ministrit të Sportit, Hajrullah Çeku, në Twitter.

Gjokoviq ka dhënë një intervistë për “Corriere della Serra” gjatë ditës së djeshme, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij të kthehet në Kosovë që të pagëzonte dy fëmijët e tij. Babai i Gjokoviqit është i lindur në Mitrovicë.

Dhe në deklaratën e Gjokoviqit të cilën e ka shpërndarë të përkthyer në shqip KOHA në Twitter, ka reaguar në mënyrë ironizuese ministri Çeku.

Mbi deklaratën e Gjokoviqit, Çeku ka shkruar: “Pa vaksinë, s’ka hyrje”, duke kujtuar faktin se tenisti serb nuk ka dashur të vaksinohet kundër COVID-19.

Gjokoviq nga qenë ndër personat e rrallë të famshëm që ka refuzuar të vaksinohet, duke shprehur herë pas here teori të ndryshme konspirative. Ai madje humbi disa turne madhor në tenis pasi nuk pranonte vaksinën anti-COVID.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika