LAJME

Intervista ndryshe e Enver Hoxhaj, flet për Bidenin, ushqimet e muzikën

Intervista ndryshe e Enver Hoxhaj, flet për Bidenin, ushqimet e muzikën
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Shkurt 2021, 16:04

Kryetari i PDK-së, kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj ka realizuar një intervistë ma ndryshe se të tjerat, si politikan që është.

Një intervistë e shkurtër por interesante ka realizuar Enver Hoxhaj, ku u pyet për ushqimet, muzikën, qentë dhe macet por edhe për Trumpin e Bidenin.

Përgjigje interesante ka dhënë Hoxhaj kur është pyetur se a i do më shumë qentë apo macet, duke thënë se preferon më shumë qentë e Sharrit.

Në anën tjetër, ai ka folur edhe për filmin e preferuar si dhe librin e preferuar.

Por, krejt në fund të intervistës ka dhënë edhe një përgjigje që nuk pritej, kur është pyetur “Bini apo Dulla?”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika