Ekipet e angazhuara për intervenim në rrugët e Komunës së Malishevës, ku ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rërës, i kanë pastruar të gjitha rrugët dhe më nuk ka problem në qarkullim. Pas kësaj do të intervenohet në ura, ku ka pasur gërryerje të tokës, si pasojë e vërshimeve.
Kështu ka njoftuar sot, Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Malishevës, pasi është intervenuar në të gjitha rrugët të cilat janë mbuluar nga dheu apo rëra e bartur nga uji, edhe pse këto rrugë në asnjë ditë nuk kanë qenë të pakalueshme.





