LAJME

Instituti GAP: Qeveria lokale e Prizrenit, nga 78 premtime të zotuara i ka përmbushur 36 prej tyre

Instituti GAP: Qeveria lokale e Prizrenit, nga 78 premtime të zotuara i ka përmbushur 36 prej tyre
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2024, 18:48

Instituti GAP, në bashkëpunim me Helvetas dhe Projektin për Decentralizimin dhe Përkrahje Komunave (DEMOS), ka publikuar sot një përditësim të shkallës së përmbushjes së premtimeve zgjedhore për kryetarët e komunave për mandatin 2021-2025, i cili përfshin periudhën deri në fund të qershorit 2024.

Sipas të dhënave, nga gjithsej 78 premtime të qeverisjes aktuale lokale në Komunën e Prizrenit, 36 premtime janë përmbushur plotësisht (afër 50%), 20 premtime janë gjysmë të përmbushura (afër 25%), 15 janë në fazën fillestare të realizimit (rreth 16%) dhe 7 premtime ende nuk kanë filluar (9%).

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika