LAJME

Infermierët protestojnë para Klinikës Infektive, kjo është arsyeja

Infermierët protestojnë para Klinikës Infektive, kjo është arsyeja
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Qershor 2021, 09:49

Para Klinikës Infektive në Prishtinë kanë protestuar infermierët që u janë ndërprerë kontratat nga ministria e Shëndetësisë.

Ata kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me faktin se këto kontrata nuk u janë vazhduar.

Infermierët ishin financuar përmes një kredie të Bankës Botërore, si pjesë e projektit emergjent për menaxhimin e pandemisë në Kosovë.

Infermierët ishin punësuar me kontrata për gjashtë muaj punë.

E Ministria e Shëndetësisë (MSH) i ka njoftuar se këto kontrata nuk do të vazhdohen më.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika