- Reklama -

Infektologu kosovar kundër shtrëngimit të masave: Do të ishin të dëmshme për shëndetin mendor

Infektologu i Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka thënë se situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.

Sadiku ka thënë se qytetarët duhet të respektojnë masat mbrojtëse antiCOVID në mënyrë që të mos kthehen masat shtrënguese.

- Reklama -

“Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e të vaksinuarve i cili po has në shumë vështirësi dhe në disa shtete kemi pasur rritjen e rasteve të reja dhe disa shtete të cilat i kanë rritur masat shtrënguese”, ka thënë ai.

Infektologu ka pohuar se shtrëngimi i masave antiCOVID do të ishte e dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm për zhvillimin ekonomik.

“Duke pasur parasysh se në Kosovë ende nuk ka filluar vaksinimi dhe duke pasur parasysh se kemi pasur rritje të rasteve javën e fundit do të duhet që të vazhdoj respektimi i masave parandaluese me qëllim që të mos kthehen masat shtrënguese të cilat do të ishin të dëmshme edhe për shëndetin mendor dhe jo vetëm,edhe për zhvillimin ekonomik”, ka shkruar ai në Facebook.

Sadiku ka pohuar se qytetarët duhet kontribuojnë në parandalimin e rritjes së rasteve të reja.

“Prandaj duhet secili nga të kontribuojmë në parandalimin e rritjes se rasteve të reja duke:Përdor maskën, mbajtje distancën, mbaje higjienën personale”.

Tutje, ai ka shkruar se “Ne kemi ditur që me sjelljen tonë të kontribuojmë në zvogëlimin e rasteve të reja me COVID 19, sepse ashtu shpëtojmë jetë dhe kontribuojmë në zhvillim ekonomi”.

Ndryshe, në 24-orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 467 raste të reja me coronavirus dhe numri i viktimave ka arritur në 1 mijë e 608.

COVID-19

Situata me COVID-19 po vazhdon të jetë shumë problematike.
Në njërën anë kemi luftën për të shtuar numrin e…

Posted by Izet Sadiku on E hënë, 1 Mars 2021

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort