LAJME

Incident i rëndë në Pozharan, mërgimtari dyshohet se vrau 3 familjarë, e më pas veten

Incident i rëndë në Pozharan, mërgimtari dyshohet se vrau 3 familjarë, e më pas veten
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Dhjetor 2020, 18:35

Një vrasje e katërfishtë ka ndodhur sonte në fshatin Pozharan të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se një mërgimtar i cili ka ardhur nga Zvicra dyshohet se privuar nga jeta tre familjarët të tij dhe më pas veten.

Gazeta Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes sapo kanë arritur hetuesit rajonalë të Policisë së rajonit të Gjilanit dhe kryeprokurori.

Gazeta Sinjali mëson se mërgimtari që dyshohet se vrau familjarët e tij e më pas veten është Fetah Zuka.

Ndërkaq familjarët që u vranë nga Fetahu dyshohet se janë gruaja e tij, Makfire Zuka, dhe dy djemtë e tij, Hamdi dhe Arbër Zuka.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika