LAJME

Ilir Meta në Kosovë, nesër takon edhe Vjosa Osmanin e Albin Kurtin

Ilir Meta në Kosovë, nesër takon edhe Vjosa Osmanin e Albin Kurtin
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2021, 20:18

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Gjatë ditës së nesërme ai do të ketë takime të ndara me liderët institucional dhe partiak të vendit.

Sipas agjendës, presidenti Meta do të takoj homologen e tij, presidenten Vjosa Osmani në ora 15:00.

Poashtu ai parashihet të ketë takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, dhe liderët e partive opozitare: Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku, dhe Ramush Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika