Home LAJME IKSHPK: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme

IKSHPK: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme

0
IKSHPK: Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme

Ditën e sotme është regjistruar numri më i lartë i rasteve me Covid deri tani.

Në intervalin kohor të 24 orëve kanë humbur jetën nga Covid 12 persona si dhe kanë rezultuar pozitivë 975 të tjerë.

Pas numrit të lartë të rasteve ka ardhë edhe apeli i fortë i IKSHPK-së.

Nga IKSHPK-së po apelohet që të respektohen me përpikmëri masat anti Covid.

1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

893 TË SHËRUAR DHE 975 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on E enjte, 1 April 2021

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here