Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka lëshuar paralajmërim meteorologjik të nivelit portokalli për datën 22 korrik, duke njoftuar se i gjithë territori i vendit mund të përfshihet nga stuhi lokale me bubullima.
IHMK për nesër lëshon alarm portokalli për stuhi në gjithë Kosovën

Sipas IHMK-së, në disa rajone priten reshje intensive shiu, breshër dhe erëra të forta me karakter stuhish.
Instituti ka paralajmëruar për rrezik nga goditjet e rrufesë, përmbytje të shpejta lokale, dëmtime në rrjetin energjetik, telekomunikacion, automjete, objekte dhe kultura bujqësore.
Qytetarët janë ftuar të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive, të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve kompetente.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Naftëtarët kërkojnë anulimin e menjëhershëm të vendimit për kontrollin e çmimeve të derivateve

13 raste të reja me fruth në Kosovë, numri total shkon në 112

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

