LAJME

Identifikohet dhe dënohet shoferi që i mundësoi fëmijës 12-vjeçar ngasjen e automjetit në Malishevë

Identifikohet dhe dënohet shoferi që i mundësoi fëmijës 12-vjeçar ngasjen e automjetit në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2026, 14:19

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ka pranuar një video-incizim përmes postës elektronike ku shihej një person madhor (mashkull) në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë, që i kishte mundësuar fëmijës së moshës 12-vjeçare të ulet në ulësen e parë të automjetit për ta drejtuar atë, ndërsa vetë e regjistronte (incizonte) fëmijën derisa ai po drejtonte automjetin.

“Pas veprimeve operative dhe hetimore nga ana e Stacionit Policor në Malishevë, personi është identifikuar dhe ndaj tij, bazuar në Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor, janë ndërmarrë masa ligjore: gjobë prej 400 eurosh, pesë pikë negative dhe masë mbrojtëse-ndalim i të drejtës së ngasjes për të gjitha mjetet motorike në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë i ka apeluar te të gjithë prindërit dhe drejtuesit e mjeteve që të tregohen të përgjegjshëm.

“Mundësimi i ngasjes së automjeteve nga personat e mitur dhe të paautorizuar nuk është vetëm kundërvajtje ligjore, por paraqet rrezik për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, apelon Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika