PRIZRENI ME RAJON

Ia grabisin me focë një varëse ari viktimës, arrestohen dy të dyshuar në Prizren

Ia grabisin me focë një varëse ari viktimës, arrestohen dy të dyshuar në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2021, 18:09

Zyra për informim e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, përmes një komunikate për media, njofton se, me datë 11 nëntor 2020 rreth orës 13:30, dy persona të dyshuar A.T i lindur në vitin 2000 dhe Z.M i lindur në vitin 2001 në bashkëkryerje duke vepruar me forcë i kanë vjedhur një varëse ( zingjirë ari) nga viktima duke ja këputur në menyrë të vrazhdë nga qafa dhe të njëjtit largohen në drejtim të pa ditur në atë kohe.

Si rezultat i një aktiviteti të organizuar taktiko- operativ policor, sot me datë 23 shkurt 2021, njësia e hetimeve në Prizren ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj të dyshuarit e lartëpërmendur, po ashtu është identifikuar edhe vendi ku është shitur varësja e qafës (zingjir ari) i marrë nga viktima me dhunë.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Lidhur me ketë rast është kontaktuar prokurori i Shtetit i cili ka vendosur që ndaj të dyshuarve të aplikohet masa e ndalimit prej 48 orësh.

Me rastin po merren hetimet e stacionit policor në Prizren, thuhet në fund të kësaj komunikate nga zyra për informim e DRP-Prizren.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika