LAJME

I jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, mijëra vetë marrin pjesë në varrim

I jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit, mijëra vetë marrin pjesë në varrim
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Gusht 2024, 15:22

Të dielen pasdite i është dhënë lamtumira e fundit Faton Hajrizi.

Ceremonia e varrimit u mbajt në fshatin Klinë e Ulët të Skenderajt.

Për t’i dhënë lamtumirën e fundit morën pjesë edhe një numër i madh i qytetarëve.

Hajrizi, u vra nga policia serbe më 19 korrik, disa javë pasi ishte arratisur nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Dyshohet se ai e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika