I dashur drejtor!
Më paske uruar 1 Maj-in!
Dorën ne zemër, edhe vjet më ke uruar. U pata gëzuar fort, sa që atë gëzim e ndaja me të gjithë. Të uroja e falënderoja. Shih çfarë shefi kam unë!
Por, kur e kuptova rëndësinë e kësaj “feste”. Kthehëm, dhe rilexoj sms e pranuara nga TRUST-i e që shuma e tërheqjes sq 10% ishte zero cent. Sa vite punova tek ti e nuk më kishe lajmëruar.
Nuk e pranove në punë atë zonjën se the; ishte e martuar dhe planifikonte tq bëhëj nënë.
Po atë zonjushen që punonte në administratë e përzure tutje, vetëm se… nejse.
Krenohesh se jemi ndërmarrje e madhe, e nuk punëson personin me nevoja të veçanta për të cilin të obligon ligji.
Sa herë kam punuar jashtë orarit, hiç më larg sot punova, pa e ditur se është “festa” ime! Për kalkulim të shtesave, nuk eshte ai rend.
Sa e sa herë u ballafaqova me vdekjen, më ruajti Zoti! E atë shokun, e varrosem. Ti një ditë aktrove duke ndarë dhimbje, e të nesermen vazhdove me avazin e vjetër.
Sot jam i lumtur!
Po po jam i lumtur, se këto ngjarje i kemi përjetuar të gjithë ne punëtorët. E ti nuk do t’a zbulon se kush të shkruajti këtë letër.
Marr guximin e të them; nuk të falenderoj për urimin tënd!
Respekt: Anonimi!