• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Wednesday, October 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home OPINIONE

Si të (mos) ikim nga njëri-tjetri?!

tvprizreni by tvprizreni
March 18, 2023
in OPINIONE, PRIZRENI ME RAJON
0
Si të (mos) ikim nga njëri-tjetri?!
0
SHARES
450
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vitet e fundit kanë qenë të veçanta e të vështira për të gjithë. Jo çdo rrëfim, si kryefjalë duhet ta ketë pandeminë me Covid-19, por edhe qasjen tonë ndaj proceseve e fenomeneve që e kanë shoqëruar punën tonë. “Të gjithë kemi ndryshuar”, është pohimi që dëgjohet më së shpeshti dhe menjëherë kemi një pikë referimi për shkaqet e këtij “ndryshimi”. Në të vërtetë, çka ka ndryshuar? Kësaj pyetje është vështirë t’i jepet përgjigje, por në disa elemente pajtohemi të gjithë. Njerëzit janë vënë në lëvizje: Nga një shtet në tjetrin, nga një regjion në tjetrin, nga një kontinent në tjetrin. Çfarë po e shkakton këtë? Përpjekja për jetë më të mirë, hapësira e pamjaftueshme për të sendërtuar ëndrrat tona apo një zbrazëti që të gjithë e ndjejmë dhe e perceptojmë në mënyrë personale? Të gjithë janë vënë në lëvizje për diku e njëkohësisht duke ikur nga diçka.

Bota po ndryshon. Në një kontekst të ri multipolaritetit, përveç individëve, edhe shtetet po përpiqen ta (ri) gjejnë apo (ri) dizajnojnë hapësirën e vet-për interesat e tyre gjeostrategjike afatgjata e afatshkurtra? Kur harxhohen mjetet demokratike, stadi tjetër është lufta: Plot drama njerëzore, vuajtje, vrasje, tragjedi. Lufta në Ukrainë po dëshmon se barbaria njerëzore riciklohet në mënyrë periodike ndërsa dashuria për të qenë i lirë mbetet minimumi ekzistencial i një qenieje normale. Çdo fillim e ka një fund, për t’ia nisur përsëri nga diçka e re. Në transformimet shoqërore e zhvillimet globale, as shkolla si institucion me rëndësi jetike nuk ka mbetur pa u prekur. Dhe, problem mbi problememt mbetet përsëri edukimi dhe arsimimi. Në krejt këto zhvillime e ndryshime apo edhe transformime, mbi sistemin arsimor bie një barrë më e madhe se zakonisht. Jeta dinamike e prindërve e ka kufizuar kohën e të qëndruarit me fëmijët. Bota digjitale, përveç mureve që ne kemi krijuar, por krijon edhe barrierën tjetër-komunikimin njerëzor. Gjithçka është bërë virtuale, duke filluar nga miqësia, puna e jeta. A mundet shkolla sot t‘i plotësojë të gjitha këto zbrazëti e vetme? Sigurisht që jo! Shkolla nuk mund ta kompenzojë gjirin e ngrohtë të familjes. Shkolla nuk mund ta plotësojë mungesën e afërsisë njerëzore, të shkaktuar nga distancimi social që reflektohet në sjelljet e fëmijëve në shkollë – në intolerancën, në superegon dhe në personalitetin që është gjithmonë në lëvizje e në kërkim të diçkaje që as vet nuk e di se ç‘është. Ndryshimet dhe transformimet në një shoqëri hetohet më së lehti në sjelljet e fëmijëve. Pa marrë parasysh përgatitjen shkollore të prindërve dhe formimin e tyre, të gjithë kanë një shqetësim: Si t‘i edukojmë fëmijët? Çfarë është parësore në kërkesat që duhet të kemi ndaj tyre? Çka është sjellje e pranueshme, e çka e papranueshme? Para këtyre pyetjeve askush nuk duhet të rrijë indiferent: As familja e as isntitucionet tjera shtetërore, duke përfshirë të parën, shkollën. Nxënësit sot lexojnë më pak libra të detyrueshëm, por lexojnë më shumë materiale sipas dëshirës së tyre. Nxënësit sot fusin në trurin e tyre më shumë imazhe nga interneti e bota virtuale, se sa nga natyra. Nxënësit sot janë të bombarduar nga të gjitha anët me përmbajtje të cilat shaktojnë huti edhe për më të rriturit, e lëre më për ta. Dhe, përsëri dalim te vlerat! Çfarë është vlerë sot? Materialja apo shpirtërorja? Çfarë janë modelet jetësorë që u servohen nxënesve sot nga mediet, rrjetet sociale etj.? Ku është kufiri ku duhet të ndalemi e të themi: „Mjaft“! Dhe, kjo, për një arsye të thjeshtë se, limitet na ndihmojnë të shohim se universi është i pafund dhe ne duhet të ndalemi në një pikë e të kënaqemi me atë që kemi e me atë që jemi!

Para shkollës, në çdo kohë, shihen prindër që i sjellin fëmijët në shkollë dhe që pas mësimit i marrin përsëri. Me plot përkushtim e dashuri, që ata e japin sipas mënyrës së vet. Dhe, po t’i pyesësh, sescili ka një shqetësim në vete dhe një dozë droje se ajo ata që vërejnë te fëmijët e tyre nuk është ajo e duhura. Dhe, përsëri vijojnë të bëjnë të njëjtën gjë, pa e ditur a po e bëjnë më të mirën për ta. Cila është më e mira, pyet secili nga ne?

Fëmijët duhet të edukohen me dashurinë për bashkëmoshtarët e tyre. Nuk duhet t’u  flasim si të bëhen të pasur, por si të punojnë fort për të sendëruar idetë dhe dashurinë për të qenë kreativë! Fëmijëve nuk duhet t’u flasim për gjërat që nuk kemi mundur t’i arrijmë ne në jetën tonë, sepse ata i kanë të mjaftueshme ëndrrat e veta! Nga fëmijët nuk duhet të kërkojmë vetëm nota të mira, por duhet t’u kërkojmë t’i bëjnë me përkushtim detyrat që u kërkohen, të jenë të vëmendshëm, të rregullt e të përgatitur për sfidat që u dalin përballë. Nota është vlerësim subjektiv me disa instrumente objektive, por duhet të synojmë krijimin e lirisë së shprehjes dhe krijimin e hapësirës për secilin. Bota është e madhe dhe në të ka vend për të gjithë. Në univers ne jemi qenie unike dhe askush nuk mund ta cenojë hapësirën tonë, ndoshta të paracaktuar. Nëse jemi të hutuar dhe nuk kemi zgjidhje për vete e as për fëmijët tanë; nëse jemi zhgënjyer me gjërat që ndodhin pa vullnetin tonë, e, do të donim të ishin të tilla që të na bënin të lumtur-ndaluni, merrni frymë dhe përpiquni të jeni thjesht njeri. Pë këtë ka shembuj gjithandej. Historia e njeriut na ka mësuar se dashuria ngadhënjen mbi githçka. E mira ngadhënjen mbi të keqen, vlerësimi mbi smirën e zilinë dhe puna e përkushtimi mbi përtacinë e neglizhencën. Lumturia jonë varet edhe nga lumturia e të tjerëve; vuajtja jonë është vuajtje edhe për të tjerët. Duke qenë bashkë në vuajtje e bashkë të lumtur do ta kuptojmë se sa e bukur është kjo botë e sa shumë kohë kemi humbur duke kërkuar në zonat e errëta të shpirtit njerëzor.

PS.

Autori është drejtor i “Loyola-Gymnasium” në Prizren, Enver Sulaj

 

 

Download Best WordPress Themes Free Download
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
udemy free download
download huawei firmware
Free Download WordPress Themes
udemy free download
Previous Post

Përmbajtja e propozimit evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Next Post

“Rusia duhet të përfitojë nga kriza e tërmetit në Turqi dhe ta pushtojë Stambollin”

Next Post
“Rusia duhet të përfitojë nga kriza e tërmetit në Turqi dhe ta pushtojë Stambollin”

“Rusia duhet të përfitojë nga kriza e tërmetit në Turqi dhe ta pushtojë Stambollin”

Të Fundit

Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

October 4, 2023
Bankat shtrenjtojnë normat e interesit e rrisin fitimet e tyre

Investimet direkte në Kosovë arrijnë mbi 443 milionë euro për 7 muaj

October 4, 2023
Rama: Pagat e mjekëve specialistë më të larta se në Kosovë

Rama: Kosova është një pikë e nxehtë, NATO duhet ta rivendosë kontrollin në Veri

October 4, 2023
Ndalohet prodhimi dhe përdorimi i disa lloje të qeseve në Kosovë

Ndalohet prodhimi dhe përdorimi i disa lloje të qeseve në Kosovë

October 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Hill: Më vjen keq që u bombardua Serbia në vitin 1999

Hill: Kriza e fundit nuk do të thotë se duhet të injorohet krijimi i Asociacionit

October 4, 2023
Bankat shtrenjtojnë normat e interesit e rrisin fitimet e tyre

Investimet direkte në Kosovë arrijnë mbi 443 milionë euro për 7 muaj

October 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.