LAJME

Hyri në furrë për pak minuta, hajnat i thyejnë veturën në Landovicë të Prizrenit – marrin 1 mijë euro, stoli ari dhe orë me vlerë

Hyri në furrë për pak minuta, hajnat i thyejnë veturën në Landovicë të Prizrenit – marrin 1 mijë euro, stoli ari dhe orë me vlerë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2026, 09:55

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 8 tetor në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë thyer xhamin e një veture dhe kanë marrë para e gjësende me vlerë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 19:00, pronari i veturës, Xh.G., e kishte lënë automjetin në parkingun e një furre dhe kishte hyrë brenda për pak kohë.

Kur është kthyer te vetura, ai ka vërejtur se xhamin ia kishin thyer, ndërsa nga brenda mungonte një çantë dore.

Sipas deklarimit të tij, në çantë ndodheshin 1,000 euro para të gatshme, stoli ari dhe një orë dore me vlerë.

Policia ka shikuar pamjet e kamerave të sigurisë së furrës, ku dyshohet se shihen personat që e kanë kryer vjedhjen.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me një Audi A3 të zi, me targa gjermane, duke vazhduar në drejtim të fshatit Xërxë.

Për rastin janë njoftuar njësitë policore në terren, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar po vazhdojnë.

Rasti po trajtohet si “Vjedhje e rëndë”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika