LAJME

Hapet afati i ri për aplikim në provimin e jurisprudencës, Gërvalla: Ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni sa më shumë

Hapet afati i ri për aplikim në provimin e jurisprudencës, Gërvalla: Ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni sa më shumë
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2026, 10:28

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka njoftuar se është hapur afati i ri për aplikim në provimin e jurisprudencës.

“Mirëmëngjesi, juristë të rinj! Nisim ditën e sotme me një lajm të mirë për të gjithë ata që janë në pritje të mundësisë për ta dhënë Provimin e Jurisprudencës, sepse sot hapet afati i ri për aplikim.” – shkruan Gërvalla në Facebook.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur nga data 9 tetor deri më 19 tetor 2026 përmes platformës e-Kosova https://ekosova.rks-gov.net/512

Ndërkaq, provimi do të mbahet më 21 dhe 22 nëntor 2026.

“Ju ftoj të shfrytëzoni këtë mundësi dhe të aplikoni sa më shumë, ndërsa ju uroj suksese të gjithëve në këtë hap të rëndësishëm drejt zhvillimit dhe avancimit tuaj profesional. Si ministre e Drejtësisë, mbetem fuqishëm e përkushtuar që ky proces të jetë i drejtë, profesional dhe i bazuar plotësisht në meritë.” – theksoi tutje ministrja Gërvalla.

Për informata të hollësishme mund të drejtoheni në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika