Home LAJME Humb jetën një 15-vjeçar në fshatin Bërnicë të Prishtinës, dyshohet se u vetaksidentua me biçikletë

Humb jetën një 15-vjeçar në fshatin Bërnicë të Prishtinës, dyshohet se u vetaksidentua me biçikletë

0
Humb jetën një 15-vjeçar në fshatin Bërnicë të Prishtinës, dyshohet se u vetaksidentua me biçikletë

Një 15-vjeçar ka vdekur sonte, më 22.05.2025, rreth orës 19:45 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Sipas Policisë dyshohet se viktima ka vdekur pas një vetaksidenti me biçikletë.

Lajmi është konfirmuar për KALLXO.com nga Agron Borovci, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orës 19:45, është pranuar informata se në rrugën që shpie për në fshatin Bërnicë të Prishtinës dyshohet për një vetaksident me biçikletë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se, viktima, mashkull, rreth 15 vjeç, është pa shenja jete”- ka thënë Borovci.

Aktualisht, sipas Borovcit, Policia me vëmendje të shtuar po vijon punën hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave që shkaktuan ngjarjen./Kallxo.com/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here