Ish drejtori i Drejtorisë së Administratës në komunën e Prizrenit, Osman Hajdari, ka reaguar në lidhje me propozimin për ndërtimin e shtatores së Ibrahim Rugovës nga shefi i grupit të kuvendarëve të LDK-së, Haziz Hodaj,
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka rikujtuar që në vitin 2019 në Asamblenë e Prizrenit është votuar propozimi për ndërtimin e shtatores së komandantit Adem Jashari.
Me këtë rast ai ka theksuar se Drejtoria e Administratës kishte marr të gjtha miratimet në komunë dhe lejen ndërtimore si dhe në vitin 2021 modeli artistik ka qenë i zgjedhur nga skulptori i mirënjohur Mumtaz Dhrami.





