LAJME

Kurti vendos në fillim të javës nëse do të shkojë në Bruksel

Kurti vendos në fillim të javës nëse do të shkojë në Bruksel
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Qershor 2023, 13:35

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përmendur dy data potenciale për takimin në Bruksel me presidentin serb, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se për këtë do të flas me ekipin dhe do të vendosë gjatë javës.

Kurti ka thënë paraprakisht se është i gatshëm për takime të nivelit të lartë për depërshkallëzim të situatës në veri. Megjithatë pati theksuar se nuk ka vendosur për takimin me Aleksandër Vuçiqin, i ftuar nga BE-ja për javën e ardhshme. Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se do t’i ftoj palët “për një takim për menaxhim krize” lidhur me veriun.

Derisa ka bërë nderime për të pagjeturit në parkun memorial në oborrin e Bibliotekës, Kurti është pyetur lidhur me deklaratën e presidentes Vjosa Osmani – e cila deklaroi se është koha të gjendet zgjidhje bashkë me BE-në dhe SHBA-në – por kryeministri nuk ka dhënë përgjigje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika