LAJME

Kolona dhe pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë

Kolona dhe pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2024, 07:27

Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm paraqitet e qetë me fluks minimal të automjeteve dhe pritje të shkurtra.

Megjithatë, disa pika kanë shënuar vonesa të lehta, veçanërisht për hyrje në vend.

Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 40 minuta, shoqëruar me kolonë prej rreth 400 metrash, ndërsa për dalje pritjet janë vetëm 5 minuta.

Situatë e ngjashme raportohet edhe te Jarinje, ku për hyrje qytetarët presin mesatarisht 10-15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.

Në pikat e tjera, përfshirë Merdar, Muçibabë, dhe Hani i Elezit, pritjet janë minimale, nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

Ndërkohë, për kamionët, fluksi është i papërfillshëm, me pritje vetëm 3-5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

Kështu thuhet në raporton e fundit të përditësuar në orën 07:07 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika