LAJME

Dyshohet për vrasje në Malishevë

Dyshohet për vrasje në Malishevë
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Gusht 2023, 15:08

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person pa shenja jete është dërguar në QKMF-në e Malishevës gjatë mesditës të së enjtes. Ai dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri.

Personeli mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës, sipas Policisë.

“Në këto momente jemi në kërkim të të dyshuarit/ve. Njësitet e nevojshme policore ju kanë përgjigjur rastit si dhe është njoftuar prokurori i shtetit në konsultim me të cilin janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka njoftuar Policia.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika