LAJME

Arrestohet një person në fshatin Mushtisht, përmes mashtrimit përvetësoi 100 mijë euro

Arrestohet një person në fshatin Mushtisht, përmes mashtrimit përvetësoi 100 mijë euro
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Tetor 2024, 08:15

Një person është arrestuar të martën në Mushtisht pasi që i njëjti brenda një viti ka mashtruar dy persona duke iu marrë mbi 100 mijë euro.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

“Me datën 01.10.2024  është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti gjatë periudhës së cekur kohore duke paraqitur dëshmi/fakte të rreme ka mashtruar dy viktimat meshkuj kosovarë nga të cilët kishte përvetësuar mbi 100,000 €. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./IndeksOnline/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika