Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, që do të mbahet më 7 gusht, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
SBASHK-u i bashkohet protestës kundër Gjykatës Speciale

Në një komunikatë lëshuar për media, SBASHK-u bën të ditur se punëtorët e arsimit, nga çerdhet e deri në universitete, do të jenë pjesë e kësaj proteste paqësore, të cilën e cilësojnë si “një zë i fuqishëm në mbrojtje të së vërtetës dhe drejtësisë”.
“Zëri ynë do të bashkohet me zërin e së vërtetës. Me pjesëmarrjen tonë, ne dërgojmë një mesazh të qartë, që ne nuk harrojmë sakrificën! Falë atyre që sot padrejtësisht ndodhen në qeli, ne sot gëzojmë lirinë, ecim të lirë në shtetin tonë dhe edukojmë brezat për atdhedashuri e drejtësi”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

