LAJME

Hoxhaj mesazh Ramush Haradinajt: Nuk të votojmë për president

Hoxhaj mesazh Ramush Haradinajt: Nuk të votojmë për president
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2020, 20:12

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së Enver Hoxhaj thotë se kjo parti nuk ka votë për Ramush Haradinajn për president.

I ftuar në emisionin Presing në televizionin 7, Hoxhaj tha se ata nuk do të votojnë dikë jashtë PDK’së për të parin e shtetit.

“Ne nuk kemi vota për një kandidat i cili do të vinte nga koalicioni qeverisës. Është absurde të jetë në opozitë dhe të votosh një kandidat në pozitë”, tha Hoxhaj.

Ndërkohë ai theksoi Partia Demokratike e Kosovës është më e goditura nga Gjykata Speciale, pasi edhe Kadri Veseli u detyra të lërë postin e udhëheqësit të kësaj partie.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika