LAJME

Hoxhaj: Kosova ta shfrytëzojë vëmendjen amerikane dhe evropiane për anëtarësim në OKB

Hoxhaj: Kosova ta shfrytëzojë vëmendjen amerikane dhe evropiane për anëtarësim në OKB
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Shkurt 2022, 08:17

Nënkryetari i Kuvendit, Enver Hoxhaj ka thënë se përkundër asaj që po ndodhë në botë, amerikanët dhe evropianët e kanë vëmendjen kah Kosova dhe përmbyllja e shtetndërtimit të saj, duke filluar nga marrëveshja me Serbinë deri tek ulja e Kosovës në OKB.

“Përkundër asaj që ky vit përcillet me drama të mëdha ndërkombëtare amerikanët dhe evropianër e kuptojnë se nga Sllovenia deri në Maqedoninë e Veriut është një temë e hapur dhe ajo është mos anëtarsimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

“Kur e shoh vëmendjen e madhe amerikane, kur Sekretari Blinken në fillim të vitit i dërgoi letër Kurit dhe i tregoi qëndrimin amerikan, dhe i thotë se kjo që shkruan në këtë letër nuk është qëndrim i imi personal por i politikës amerikane dhe presidentit Biden dhe thotë se qëllimi është tek njohja e ndërsjellë, mendoj se këtë mundësi do të duhej ta shfrytëzojë Kosova. Dhe nëse kjo nuk ndodhë në vitin 2022-2023 sa Joe Biden mund të jetë në Shtëpinë e Bardhë bota mund të ketë lëvizje tjera tektonike në rrafshin gjeopolitik.”, tha Hoxhaj në Top Channel.

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka thënë se nëse Serbia dhe Kosova nënshkruajnë një marrëveshje të ndërsjellë, e cila në thelb e ka njohjen dhe marrëdheniet diplomatike, ai tha se kjo do të mundësonte që Kosova të anëtarësohet në OKB dhe njohjet individule do të ishin irrelevente, të parëndësishme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika