LAJME

Hoxhaj: KF “Vëllazëria” e Zhurit ka mbetur vetëm në letër, Ansambli “Emin Duraku” dalë nga dalë po shuhet

Hoxhaj: KF “Vëllazëria” e Zhurit ka mbetur vetëm në letër, Ansambli “Emin Duraku” dalë nga dalë po shuhet
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Nëntor 2023, 20:08

Sot, anëtari i kuvendit të Prizrenit me prejardhje nga Zhuri, Petrit Hoxhaj, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin e tij social, pasi sporti e kultura në fshatin më të madh në Kosovë, atë të Zhurit, ka mbetur në mëshirën e fatit.

Në anën tjetër ka lavdëruar organizimet e shumta që bëhen në lokalitete të ndryshme në Komunën e Prizrenit, duke përmendur së fundmi “Darkën e Lamës” që u organizua sot për herë të parë në Gjonaj të Hasit.

Shkrimi i plotë:

KF “Vëllazëria” e Zhurit ka mbetur vetëm në letër, Ansambli i Shoqërisë Kulturore
Artistike “Emin Duraku” dalë nga dalë po shuhet, Verzave i ka humbur hijeshia, Jeremija një festë qe disa vjetë nuk festohet.

Kurse në regjionin e Hasit sheh çdo ditë aktivitete kulturore, sportive e besa sot për herë të parë një aktivitet “Darka e Lames”, një sofër hasiane, sikur të jetë kryeqendra e Prizrenit.

Ju lumtë, për besë ju lumtë.

Ndërsa, ne të Vërrinit e të Lumes me pa në rrugë njëri tjetrin se përshëndesim, nga inatet politike, besa edhe nga mendjemadhësia që kemi hyp në pozitë dhe e vlersojmë veten më shumë se sa që duhet.Dojm me ja nxjerr sytë njëri tjetrit.

O njerëz të mirë, kur ne i shuajmë aktivitetet tona kulturore e artistike, ne dalë nga dalë do ta humbim edhe historinë tonë.

Kemi pasur një film “Hana” qika e Nur Hazirit që kur e shikon të pikojnë lotët nga sytë.

Festivale të ndryshme të organizuar të gjitha këto me vetëfinancim, nga skamja e mjerushme jipej për të mbajtur gjallë aktivitete kulturore e sportive.

Politika na përqau dhe po lun me neve, shtëpia kulturës po bëhen mbi 10 vite që ende nuk është funksionalizuar, fusha e futbollit po ndërtohet por sportist më s’kanë mbetur, shtepia muze e Komandant “Petriti” është duke shkuar shumë ngadalë.

E sot ku mbeten të gjitha këto?

Kujt i konvenoi që të shuhen shumë aktivitete, kujt?, ka shkruar në fund kuvendari Hoxha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika