Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se është e pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, po mbahet i fshehur dhe nuk po bëhet publik.
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ai e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej të komentoja tash”, ka deklaruar Hoxhaj, shkruan EO.





