LAJME

Hovenier: Marrëveshja SHBA-Kosovë, hap i rëndësishëm

Hovenier: Marrëveshja SHBA-Kosovë, hap i rëndësishëm
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2024, 15:11

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier është deklaruar pas nënshkrimit të sotëm të marrëveshjes së mirëkuptimit mes ShBA-ve dhe Kosovës, kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.

Në një postim në platformën “X”, ambasadori Hovenier ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht.

“I nderuar që isha dëshmitar i nënshkrimit të një kuadri bashkëpunimi ndërmjet Nënsekretares së Shtetit, Liz Allen dhe Presidentes Vjosa Osmani për adresimin dhe kundërshtimin e manipulimit të informacionit nga jashtë.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt promovimit të informacionit të saktë globalisht dhe ndërtimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të informacionit në Kosovë”, ka shkruar ambasadori Hovenier./RTK/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika