LAJME

Hovenier largohet nga Kosova: E ardhmja juaj është e ndritshme

Hovenier largohet nga Kosova: E ardhmja juaj është e ndritshme
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Dhjetor 2024, 19:08

Jeffrey Hovenier, përmes një videoje të publikuar nga ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka dhënë adresimin e fundit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Hovenier ka thënë se për të ka qenë nderi më i lartë që të punojë në Kosovë.

“Ka qenë nderi më i lartë i karrierës sime të shërbej në këtë rol dhe të kontribuoj në një përpjekje të përbashkët të SHBA-së dhe Kosovës për të avancuar dhe konsoliduar një Kosovë sovrane, të pavarur, shumetnike, demokratike dhe të begatshme. Jam krenar për të arriturat e përbashkëta. E lë këtë detyrë duke e ditur se e ardhmja e Kosovës është e ndritshme dhe mundësitë e saj janë të pafundme. Pres me padurim të shoh se çfarë do të arrini ju, populli i Kosovës, në vitin 2025 dhe më tej. E di që ato do të jenë të mahnitshme”, ka thënë ai në video.

Tutje, Hovenier ka falënderuar popullin e Kosovës për mikpritjen që i ka bërë ndërsa ka numëruar ato që i ka vlerësuar arritjet e sivjetme.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika