Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se draft-statuti i Asociacionit që u prezantua nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ai ka thënë se ky draft duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive.
Hovenier ka thënë se besojnë se ky draft përmbushë këto kritere.
Ai ka thënë se deklarata e vendeve të BE-së është bërë e gjuhë urgjente, që sipas tij, kjo duhet të përfundojë urgjent
“Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet. Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë. Në ‘deadline’, nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, përdorin gjuhë urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft. Kryeministri e ka pranuar”, ka thënë ai.