Misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se mbrëmë një patrullë e vëzhguesve të EULEX-it është sulmuar me një shok-bombë në afërsi të Rudarit në veri të Kosovës.
E ndaj këtij sulmi gjatë ditës së diele ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se sulmet e tilla si ndaj Policisë së Kosovës si ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme.






