Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi se zhvillimet e fundit me Gjykatën Speciale nuk nënkuptojnë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje!
Në këtë situatë kur vendi është me U.D te presidentit, Hoti thotë se shpreson që nuk do të shkojë gjatë dhe paralajmëroi se partitë politike do të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për postin e Presidentit!
“Ajo është juriste, besoj që i di kompetencat e veta kushtetuese në këtë rast. Me rëndësi është që edhe ajo edhe të gjithë të kuptojmë situatën ku jemi edhe të ushtrohen kompetencat, në këtë rast të presidentit në përputhje me Kushtetutën për të mundësuar tranzicionin e pushtetit derisa të zgjidhet presidenti i ri”, tha Hoti për RTV21.





