Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka takuar sot menaxhmentin dhe bordin e Trepçës, me të cilët bisedoi për situatën në të cilën po kalon kjo ndërmarrje e rëndësisë strategjike për ekonominë e Kosovës.
“Ka kaluar nëpër një periudhe të vështirë, kryesisht si rezultat i zhvillimeve në tregjet financiare ndërkombëtare dhe në pamundësi që të depërtohet dhe të shiten produktet e Trepçës në ato tregje. Tash ngadalë po përmirësohet situata”, tha Hoti.





