Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se partia nga e cila vjen, pra Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë. Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen. Ndërsa për çështjen e vaksinimit në veri të Kosovës nga Serbia, Hoti ka thënë se me këtë po merren organet kompetente.
“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati[…]nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai.
I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër ai tha se mos të pyetet për çështje hipotetike dhe se duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.





