LAJME

Hoti thërret konferencë për media, a do të njoftojë për masat e reja

Hoti thërret konferencë për media, a do të njoftojë për masat e reja
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Dhjetor 2020, 10:49

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të mbajë sot konferencë për media. Në këtë konferencë do të diskutohet për menaxhimin e pandemisë në vend.

Njoftimin e ka bërë zyra e kryeministrit Hoti, teksa bëhet e ditur se konferenca do të nisë në orën 17:00.

Nuk dihet nëse aty do të tregohet për marrjen e masave të reja për menaxhimin e pandemisë, pasi Hoti ka thënë se pas një kohe masat aktuale do të rishikohen, ku varësisht situatës edhe do të ndryshojnë.

Kujtojmë se dy ditë më parë, Ministri Zemaj ka njoftuar se do të rishqyrtohen masat. Ai nuk e ka përjashtuar madje as mbylljen totale.

“Të gjitha rekomandimet që vijnë nga profesionistët, edhe për mbyllje, do ta shohim edhe ditën për kufizimet që duhet të ndërmarrim. Mbyllja është opsioni i fundit”, ka thënë Zemaj. /Reporteri.net

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika