- Reklama -

Hoti: Petkoviq orkestroi dështimin e takimit të Komisionit për të pagjeturit në Bruksel

Andin Hoti, kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit, pas dështimit të takimit të planifikuar për të mërkurën në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e personave të zhdukur, ka akuzuar delegacionin serb për refuzimin e pjesëmarrjes në takim, duke e konsideruar këtë veprim si një përpjekje për të shmangur përgjegjësitë që Serbia ka për çështjen e të pagjeturve.

“Petkoviq nuk ka pasur të bëj asgjë me takimin e sotëm në Bruksel, nuk ka pasur asgjë se çfarë të lyp në Bruksel me ekipin e tij. Mendoj se është mëse e qartë se Petkoviq ka qenë atje për të orkestruar dështimin e takimit, për t’i ikur përgjegjësive që Serbia i ka”, ka deklaruar Hoti.

- Reklama -

Në lidhje me përgjegjësinë e Bashkimit Evropian, Hoti ka shprehur shqetësimin se refuzimi i palës serbe për arsye banale është një ngjarje negative dhe e dëmshme për procesin.

Ai ka shtuar se shtete anëtare të BE-së duhet të informohen për këtë, dhe të kuptojnë se Serbia nuk duhet të “ledhatohet” në këtë proces të ndjeshëm.

“Ajo që BE-ja, përmes zotit Lajçak, na ka thënë ekipit tonë është se do të raportojë anëtarëve të BE-së edhe kërkesat që ne i kemi parashtruar sot. Refuzimi i palës serbe për arsye banale është një sinjal i keq”, ka theksuar Hoti në TVDukagjini.

Takimi i parë i Komisionit të përbashkët për të pagjeturit, i cili ishte planifikuar të mbahej në Bruksel, nuk u mbajt pas refuzimit të pjesëmarrjes nga delegacioni i Serbisë, i cili protestoi pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë në vend.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort